Dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 21:05 në rrugën “Rrahim Beqiri”, në Prishtinë.
“Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore ku kanë takuar dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike”, thuhet në raport.
Po ashtu siç bëhet e ditur në raport lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.
© SYRI.net