EMRAT/ Të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga 2 shqiptarë në Greqi dhe 1 në Itali! Po punohet për ekstradimin e tyre

Tre shtetas shqiptarë, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtarë për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar nga autoritetet greke dhe italiane.


Në pranga ka rënë shtetasi Altin Merdani, 45 vjeç, i arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Gjykata e Apelit të Gjirokastrës e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, por 45 vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur dhe 2 vite e gjysmë heqje lirie. Merdani është kapur së bashku me dy persona të tjerë duke trafikuar 100 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Po kështu autoritetet greke kanë arrestuar shtetasin Elsjabo Dikulli, 31 vjeç, pasi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjykata e Korçës e ka dënuar atë me 4 vite dhe 7 muaj heqje lirie, por 31 vjeçarit i kanë mbetur dhe 3 vite e 8 muaj burgim.

Ndërsa në Itali është arrestuar shtetasi Nerim Klosi, alias Nerim Taci, alias Astrit Klosi, 49 vjeç, i cili akuzohet për dy vepra penale, atë të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjykata e Matit ka caktuar ndaj 49 vjeçarit masën e sigurisë “arrest në burg”, sepse në datën 31 dhjetor 2021 ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Sakaq, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët për ekstradimin e tre shtetasve.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Finalizohen 3 operacione të tjera, në bashkëpunim me partnerët europianë, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Greqi dhe në Itali, mbi vendndodhjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, përkatësisht për llogari të autoriteteve gjyqësore në Gjirokastër, në Korçë dhe në Mat, policitë partnere finalizuan 3 operacione policore për kapjen dhe ndalimin e tyre.

-Në kuadër të operacionit “Triplet” u arrestua nga policia greke, shtetasi Altin Merdani, 45 vjeç, i lindur në Memaliaj. Në vitin 2017, ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Gjirokastrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në vitin 2015, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, transportonte 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, me qëllim trafikimin. Nga dënimi total, 45-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e gjysmë burgim.

-Në kuadër të operacionit “Dënimi” , u arrestua nga policia greke, shtetasi Elsjabo Dikolli, 31 vjeç. Në vitin 2023, ai u dënua nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Nga dënimi total, 31-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 3 vjet e 8 muaj burgim.

-Në kuadër të operacionit “Masa” u arrestua nga policia italiane, shtetasi Nerim Klosi alias Nerim Taci alias Ardit Klosi alias Astrit Klosi, 49 vjeç, i lindur në Mat. Në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ai akuzohet se më datë 31.12.2021, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në banesë Policia i gjeti armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Greqi dhe në Itali, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme