Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, është shprehur se funksionarët e drejtësisë kanë përdorur ndaj saj një ligj që është shfuqizuar 4 vite më parë.
Një akuzë të tillë ajo e bën përmes një postimi në rrjete sociale, duke shpërndarë gjithashtu dy foto, atë ku lexohet se në bazë të cilit ligj është marrë vendimi i masës së sigurisë ndaj saj, dhe atë të shfuqizimit të atij ligji.
vijon…
Postimi i plotë:
Drejtësia e re me ligjet e vjetra.
Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.
Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.
Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku.
Kjo është drejtësia që duam?