Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar në Durrës, i cili ka tentuar të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market dhe në tentativë për tu larguar dëmtoi lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë u vu në pranga 34-vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i policisë:
Tentoi të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market dhe në tentativë për tu larguar dëmtoi lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë u vu në pranga 34-vjeçari.
Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 1 Durrës, shtetasi O.Z, është futur në një market dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar të marrë xhiron ditore.
Punonjëset e marketit kanë reaguar duke njoftuar Policinë dhe të pengonin autorin për të mos marrë lekët.
34-vjeçari duke mos realizuar dot vjedhjen është munduar të largohet dhe në përpjekje për tu larguar ka dëmtuar lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në kohë reale në adresën e dhënë dhe kanë prangosur autorin, shtetasin O. Z., 34 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, të cilin e kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për dokumentimin ligjor të rastit.