Aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhe-Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Burime bëjë me dije se si pasojë e goditjes se fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal në anë të rrugës.
Sipas burimeve në vendngjarje, në automjetin që goditi murin rrethues, kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët u dërguan ne urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës.
Ndërkohë sipas të njëjtave burimeve është dashur ndërhyrja e policisë, punonjësve zjarrfikës dhe banorëve për të nxjerrë të dëmtuarit nga automjeti që përfundoi në kanal.
Policia ndodhet në vendngjarje e cila po punon për shkaqet e plota të këtij aksidenti.