Protesta e opozitës, paralajmërohet bllokimi i rrugëve kryesore! Zbulohet plani i masave: Forcat “Shqiponja” dhe FNSH në terren

Është zbuluar plani i masave të policisë për mbarëvajtjen dhe ruajtjen e sigurisë gjatë protestës së thirrur nga opozita ditën e martë (29 Tetor).


Protesta është paralajmëruar se do të zhvillohet në akset kryesore të vendit dhe uniformat blu mësohet se do të dislokohen në këto rrugë 30 minuta para nisjes së tubimit.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH.

Gjithashtu policia rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve.

Njoftimi:

Masat që do marrë policia për protestën nesër.

30 minuta para nisjes, policia rrugore do të jetë e dislokuar në këto aske:
* Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
* Rrethrrotullimi Milot
* Rrethrrotullimi Shkozet
* Rrethrrotullimi Bradashesh
* Rrethrrotullimi Rrogozhinë
* Rrethrrotullimi Levan

Pothuasje e gjithë policia rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve.

Po ashtu në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme