Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen në Korçë. Më herët policia e Korçës përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se një 15-vjeçare nga Burreli kishte tentuar t’i jepte fund jetës në dhomën e hotelit duke konsumuar sasi të mëdha medikamentesh.
Për fat të mirë, sipas policisë, adoleshentja shpëtoi, pasi u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Sakaq burime bënë me dije se kronika e ngjarjes është tjetër dhe se bëhet fjalë për një adoleshent 15-vjeçar, që kishte ardhur në Korçë nga Burreli bashkë me klasën e tij me ekskursion.
Fillimisht ngjarja është regjistruar më datën 26, datë e cila ishte përzgjedhur nga nxënësit e një shkolle në Burrel për të zhvilluar një ekskursion në Korçë.
Teksa udhëtuan nga Burreli, në Korçë nxënësit të shoqëruar me mësuesit kanë mbërritur në mesditë, teksa kanë vizituar Korçën dhe kanë konsumuar dhe ushqim janë akomoduar nëpër dhomat e hotelit ku do të qëndronin.
Më tej rreth orës 2:30 ka qenë një shok i 15-vjeçarit të cilët kishin qëndruar në dhomë së bashku i cili ka lajmëruar profesorin kujdestar se shoku i tij nuk ndjehej mirë.
Menjëherë i mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore teksa ende nuk dihej se cila ishte arsyeja që 15-vjeçari nuk ishte ndjerë mirë dhe përfundoi në spital.
Pas disa vizitave nga mjekët, rezultoi se i mituri kishte Medikamente të cilat ndihmojnë në minimizimin e nauseave gjatë udhëtimit me makinë dhe jo një, por disa.
Të paktën nga burimet bëhet me dije se kjo ka qenë arsyeja, teksa në komunikatën zyrtare përveçse thuhet se bëhet fjalë për një 15-vjeçare, thuhet edhe se ka qenë një tentativë për vetëvrasje…
Informacion i cili do verifikuar nga autoritetet përgjegjëse.
Njoftimi i policisë së Korçës në lidhje me rastin:
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, pasi një shtetase 15 vjeçe, banuese në Burrel, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në ambientet e një hoteli. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.