Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha se “peshku” i madh në telefonin e saj është Edi Rama.
Deputetja e PL foli për gazetarët para se të hynte në Parlament, ku u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratën e Sali Berishës, i cili ka thënë se Monika Kryemadhi i ka dhënë Ramës një shumë parash.
Duke e mohuar Kryemadhi tha se kjo nuk është e vërtetë, duke theksuar: “Mos e ka fjalën për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi”
“Kush ja ka paguar kurimin e djalit në Amerikë dhe sa i ka kushtuar? E dyta, nuk është e vërtetë, doktorit do ja kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama, mos u shqetësoni”, tha Kryemadhi.