Ilir Meta mesazh nga qelia, Monika Kryemadhi lexon postimin e ish-bashkëshortit në sallën e Parlamentit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia e burgut 313 me anë të një statusi në Facebook, ku shkruan se ky arrestim i planifikuar prej kohësh, ndodhi pikërisht tani në prag të zgjedhjeve 2025 me qëllim rrëmbimin e mandatit.


Ndërkohë, siç shihet dhe nga pamjet ish bashkëshortja e tij, Monika kryemadhi lexon postimin në telefon, e ulur e vetme në sallën e seancave plenare.

Është e qartë si drita e diellit, që ky rrëmbim i planifikuar prej kohësh ndodhi tani pikërisht në prag të fushatës zgjedhore të 2025-ës, për t’i garantuar Narkoregjimit përmes Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave kombëtare”, thekson Meta.

Më tej ish-Presidenti shton se: ” 
Jam shumë i qartë se ky rrëmbim është një konsensus i gjerë i përgatitur nga faktorët më malinj, të cilët i tmerron prania e Ilir Metës, në jetën publike, të vërtetat që ai thotë dhe që gjithmonë janë provuar, çmontimi i Ramaformës në Komisionin e Venecias, që ka asgjësuar shtetin e së drejtës dhe ka instaluar një juntë të rrezikshme policore, gjyqësore dhe bandash, aq sa edhe Vietnami i ka indekset e drejtësisë më të mira”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme