Trupi diplomatik mori pjesë në turin e diasporës me Ramën/ Bardhi i drejtohet Presidentit: Heshtja dhe mungesa e reagimit, mesazh se mbështet këtë aktivitet të paligjshëm!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht Presidentit të Republikës, Bajram Begaj me një shkresë ku i kërkon një reagim në lidhje me pjesëmarrjen e trupit diplomatik në turin e diasporës. Sipas Bardhit, kjo është një cënim i barazisë së palëve në zgjedhje dhe presidenti duhet të ndërhyjë.


“Sot i jam drejtuar zyrtarisht Presidentit që të ndërhyj për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Presidenti nuk duhet të hesht, por duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës!

Heshtja dhe mungesa e reagimit të Presidentit për veprimin kriminal të mazhoranës qeverisëse dhe Trupit Diplomatik, perceptohet si mesazh i qartë që ai e mbështet këtë aktivitet të paligjshëm, dhe mbi të gjitha mbështet shkrirjen në një të shtetit dhe partisë në zgjedhje”, shprehet Bardhi.

12

Po ashtu, kryetari i Grupit Parlamentar te PD thote se ka depozituar ne SPAK kërkesën për hetimim dhe ndjekjen penale ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Igli Hasanit, dhe Ambasadorëve të konstatuar.

“Po sot kam depozituar në SPAK edhe kërkesën për hetimim dhe ndjekjen penale ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Igli Hasanit, dhe Ambasadorëve të konstatuar, për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a të Kodit Penal”, shkruan ai.

11223344

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme