Nesër protesta e opozitës/ Berisha thirrje demokratëve: Beteja e radhës është etapa tjetër drejt fitores, çdo ditë duhet të jemi në sulm!

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se beteja që do të nisë nesër duke bllokuar rrugët në të gjithë Shqipërinë është një betejë pa kthim.


sali berishaa

Nga ballkoni i banesës së tij, Berisha tha se në agjende është edhe bllokimi i kryeministrit Rama në Surrel.

“Çdo ditë duhet të jemi në sulme”, tha Berisha, duke theksuar se do të bëjnë gjithçka për t’i marrë frymën regjimit dhe për t’ia shkurtuar ditët.

“Beteja nesër është etapa tjetër drejt fitores. Është përpjekje e madhe e demokratëve për ti përcjellë mesazhin Edi Ramës dhe bandave të tij se nuk ka forcë në botë që të në mposhtë ne në misionin tonë për rikthimin e votës së lirë, me qeveri teknike për zgjedhje të lira, për ndryshimin e pushtetit, për rikthimin në Shqipëri të lirive, të drejtave, dinjitetit të qytetarëve shqiptarë. Për rikthimin në Shqipëri të një drejtësie që qëndron në ligj dhe kushtetutë dhe jo si organizatë kriminale e marrë peng nga Edi Rama. Me betejën tonë ne duam dhe do arrijmë të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit, shpresës dhe rrugën e zhvillimit. Cdo demokratë duhet të bëjnë gjithçka për ti nxjerrë jetën këtij regjimi të pashpirt, për ti marrë frymën, për ti shkurtuar ditët dhe për të ecur të sigurt drejt fitores”, tha Berisha.

Kreu i PD paralajmëroi kryeministrin Rama që të mos provokojë protestuesit përmes ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“Nesër paralajmëroj Edi Ramën, mos ndërse bastardin e familjes Hoxha, ish gjobëvënësin e Policisë Rrugore, Ervin Hoxhën. Mos guxo të ndërsesh narkokomisarin, Ilir Prodën kundër protestuesve sepse përgjigjja do të jetë lemeritëse për ju. Bllokimi i rrugëve, protesta, mosbindja civile e opozitës është kushtrimi i cdo qytetari”, u shpreh ish kryeministri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme