Dita e martë parashikohet të jetë në kushte atmosferike të qëndrueshme, në të cilën do të shënohet temperatura më e lartë e kësaj jave, prej 26 gradë Celsius.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, të gjitha qytetet e Ultësirës Perëndimore do të gjenden nën temperaturat e larta.
Qyteti i Peshkopisë dhe i Korçës do të arrijnë deri në 23 gradë Celsius, Kukësi deri në 22 gradë, ndërsa Bajram Curri do të jetë më i ftohti, temperatura e së cilës do arrijë deri në 19 gradë Celsius.
Era për pjesën më të madhe do të fryjë lehtë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 2-7 m/s ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë.