Mbyllet sot gara për drejtuesit e policisë në qarqe, zbardhen emrat e zyrtarëve që kanë aplikuar

Vijon ende të jetë e hapur gara për drejtues qarqesh në Policinë e Shtetit. Mësohet se deri më tani kanë aplikuar mbi 35 kandidatë që kanë dorëzuar dokumentacionet për postet e 12 drejtuesve të qarqeve në Polici.


Shumica e aplikantëve mbajnë postet nëndrejtorëve në Drejtoritë e qarqeve.

Sa i përket drejtuesve aktualë, deri më tani konfirmohet se kanë aplikuar:

Ardian Çipa, aktualisht drejtues i policisë së Gjirokastrës.

Alfred Elezaj, aktualisht drejtues i policisë së Lezhës.

Tonin Vocaj, aktualisht drejtues i policisë Tiranë.

Gjovalin Loka, aktualisht drejtues i Policisë Korcë.

Skënder Hitaj, aktualisht drejtues i policisë Durrës.

Ermal Muça, aktualisht drejtues i Policisë Vlorë dhe

Lorenc Panganika, aktualisht drejtues i Policisë së Fierit.

Ende nuk dihet se për çfarë drejtorie kanë aplikuar, atë aktualen që drejtojnë apo për në qarqe të tjera, raporton gazetari Igli Çelmeta. Deri tani konfirmohet që nga drejtuesit aktualë nuk kanë aplikuar në garë drejtuesi i qarkut të Shkodrës, Edmond Sulaj, ai i Beratit, Kastriot Skenderaj.

Aplikimet mbyllen sot në orën 16:30, ku aplikantët duhet të dorëzojnë në drejtorinë e përgjithshme shprehjen e interesit për të marrë pjesë në garë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme