“Washington Post” artikull për tubimin e opozitës: Pakica shqiptare bllokoi rrethrrotullimet! Kërkon qeveri teknike

Media prestigjoze “Washington Post” ka shkruar një artikull për protestën e opozitës që u zhvillua sot në vendin tonë, duke bllokuar rrugët krysore në vend në shenjë revolte.


pooo

“Opozita shqiptare bllokoi të martën rrethrrotullimet në të gjithë vendin në një tubim mbarëkombëtar duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një qeveri teknike përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Ligjvënësit udhëhoqën qindra mbështetës të opozitës në mitingje në hyrjen kryesore të kryeqytetit, Tiranë, dhe në pesë udhëkryqe të tjera kryesore në të gjithë vendin për të bllokuar trafikun. “Bllokadë civile, o sot o kurrë!” ishte motoja e protestës”, shkruan Washington Post.

Protesta e opozitës e cila sot u shtri në mbarë vendin u thirr nga opozita në kuadër të mosbindjes civile.

Kërkesa kryesore e opozitës është qeveria teknike, Protesta e thirrur nga opozita nisi sot në orën 17:00 dhe përfundoi në orën 20:00.

Ishte një protestë e qetë në përgjithësi, pa incidente e as përplasje të dhunshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme