Pensionistët janë mbledhur sërish në protestë ditën e sotme para Kryeministrisë, duke kërkuar rritjen e pensioneve.
Në prononcime për mediat, ata janë shprehur se duan të marrin më shumë.
“Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftët. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Ndihem në atë mënyrë si me shkuar në ujë. Nuk mund t’u biem më në qafë fëmijëve. Këta janë kriminelë”, tha një i moshuar për News24.
Ndërkohë një ish-minator kërkon që qeveria të rishikojë Statusin e Minatorit.
“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve”, tha ai.
Ata gjithashtu kanë kërkuar edhe miratimin edhe miratimin e minimumit jetik.