Një plagosje me thikë është shënuar në oborrin e gjimnazit Shote Galica në Fushë Krujë.
Burime bëjnë me dije se 18-vjecari me iniciale K.D. është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar adoleshentët drejt konfliktit.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka plagë të thella dhe ka pasur hemorragji të madhe.
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle).
Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.