Janë zbardhur emrat e 43 kandidatve që kanë aplikuar deri më tani në garën për drejtuesit e Policisë Vendore.
Shumica e aplikantëve mbajnë postet nëndrejtorëve në Drejtoritë e qarqeve, por edhe drejtues aktualë, si Ardian Çipa, aktualisht drejtues i policisë së Gjirokastrës; Alfred Elezaj, aktualisht drejtues i policise së Lezhës; Tonin Vocaj, aktualisht drejtues i policisë Tiranë; Gjovalin Loka, aktualisht drejtues i Policisë Korcë; Skënder Hitaj, aktualisht drejtues i policisë Durrës; Ermal Muça, aktualisht drejtues i Policisë Vlorë, etj.
Emrat
- Tonin Vocaj
- Erion Ahmeti
- Ardian Çipa
- Fatmir Lleshaj
- Ardrit Elmazi
- Luigj Vathi
- Lorenc Shehu
- Adriatik Tafçiu
- Artion Duka
- Lorenc Panganika
- Ermal Muçaj
- Gentian Berberi
- Sokol Cana
- Gazmend shehu
- Shkëlzen Rexhepi
- Akil Kalo
- Izet Hysa
- Dritan Lena
- Fatmir Hoxha
- Altin Merizaj
- Vilson Bala
- Skender Hita
- Lorenc Meta
- Luan Mema
- Gjovalin Loka
- Kujtim Gjoka
- Ervin Ndreu
- Ndue Doçi
- Sulë Cara
- Islor Islami
- Artur Shira
- Dritan Malaj
- Niko Brahimaj
- Bedri Hasanaj
- Alket Shatro
- Altin Qato
- Artan Bajrajtari
- Elton Alushi
- Alfred Nomani
- Erzen Cera
- Altin Mena
- Alfred Elezi
- Elidon Çela
Njoftimi i policisë:
Mbështetur në pikën 1, pikën 2, shkronja “c” dhe I” të nenit 55, pikën 3 dhe 4 të nenit 61, të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zevendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në pikën 10 të urdhrit nr.1400, datë 21.10.2024, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Për shpalljen e thirrjes për konkurrim për pozicionin drejtor vendor i policisë, në Policinë e Shtetit”, njoftojmë se:
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të drejtorisë vendore, në Policinë e Shtetit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, bën publike listën emërore, sipas rendit alfabetik, të punonjësve të Policisë që kanë shprehur interesin për të konkurruar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore”, në Policinë e Shtetit.