Atentati me tre viktima në Dobraç, ministri i Brendshëm: Të gjitha forcat e policisë shkuan për të arrestuar autorët, shumë shpejt…

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar për mediat lidhur me atentatin e ndodhur në Dobraç të Shkodrës një ditë më parë, ku humbën jetën tre persona dhe një tjetër u plagos rëndë.


Ai ka theksuar se policia po punon me kapacitete të plota për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Ai deklaroi se shumë shpejt do të ketë rezultat konkret në lidhje me ngjarjen.

“Dje të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve, Janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.

Nga atentati  humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati dhe një grua, Flutura Basha e cila udhëtonte me motor me të shoqin, Bashkim Basha, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi për 70 sekonda! Detaje nga ekzekutimi i Arlind Bushatit e Hamza Licit në Dobraç

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme