Halili: Balancuesi është kategori kushtetuese

Gazetare: Ajnur Bafqari

Ish ambassadori Muhamed Halili i beson raportit të komisionit Evropian ku thotë se Maqedonia e Veriut është shembull I mirë I një shoqërie multietnike. Zërat e mundshëm për lëkundje në marrëdhëniet ndëretnike, më shumë i ngjasojnë gojëve të liga nga opozita, LSDM e BDI, sipas tij. Halili madje vëren se këto proboleme të vjetra, janë barrë e vetë opozitës, e cila në koghën e saj në pushtet, nuk u pati gjetur zgjedhje të denja,.

“Edhe pse kuptohet se për vitin e ardhshëm do të ketë kohë shumë të gjerë për të thënë vlerësime më analitike. Por është fakt se Maqedonia ka qenë dhe do të mbetet një shembull i marrëdhënieve të mira ndëretnike, tash nëse dëshiron dikush të rreh gjoks se kush është meritor për atë e kush nuk është ajo është tjetër punë. Por marrëdhëniet e mira ndëretnike nuk I bëjnë dy tre individë ose një parti politike, ato I bëjnë të gjithë qytetarët që jetojnë aty”, deklaroi Muhamed Halili, analist.

Pa përmendur debatet që u ngritën nga opozita shqiptare me heqjen e balancuesit, edhe ashtu të zhvlerësuar nga strategjia për reforma si dhe dispozitat në shqyrtim të ligjit të gjuhëve, në bazë edhe të rekomandimeve të komisionit të venecias, Halili thotë se janë kategorityë kushtetuese ato që garantojnë vlerat dhe rregullimin e statuisit shqiptar në Maqedoni.

“Çështja e balancuesit nuk duhet nënçmuar por nuk është ashtu siç e paraqesin partitë të cilët çdo ditë qajnë pse nuk janë në qeveri….02:29 Balancuesi nuk është fshirë si kategori kushtetuese, ai ekziston, ekziston në Marrëveshjen e Ohrit, por është fshirë metodologjia e aplikimit të balancuesit…”, shtoi Muhamed Halili, analist.
Në raportiomn e djeshëm të progresit të shpalosur nga KE-ja nuk përmendi zhvillimet e fundit që kanë gërvishtur raportet ndëretnike, si ai me shfuqizimin e balancuesit nga Gjykata Kushtetuese dhe paralajmërimet se i njëjti fat kërcënon edhe ligjin për përdorimin e gjuhëve. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme