BDI: Mickoski vazhdon me shpifje, le të publikojë çdo komunikim me BDI-në menjëherë

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se kryeministri Hristijan Mickoski, në mungesë të argumenteve, vazhdon të shpif dhe të krijon situata të pa qena, në lidhje me SMS-mesazhet që i përmendi sot në Kuvend, duke thënë se funksionarë të BDI-së pranojnë të jenë në pushtet me aq sa ka hise VLEN-i.

“Në fillim ishte banesa në Butel me njerëz të armatosur, mandej ishte betimi i tij që asnjëherë nuk do ta njoh emrin kushtetues dhe marrëveshjen e Prespës, pastaj fliste që shteti do të destabilizohet në shtator, gjithashtu projektin e Korridorit 8 e quante krim epik korruptiv e në fund tha që është arritje historike, thoshte edhe që do ta anulojë rritjen e rrogave prej 78% për funksionerët dhe shumë gjëra të tjera që u dëshmuan se ishin gënjeshtra.

“Njëjtë edhe “sms” porositë nga BDI janë gënjeshtra. Kërkojmë nga Mickovski që t’i publikojë menjëherë, që sonte, ndryshe, do të jetë një gënjeshtar dhe shpifës ordiner nga foltorja e parlamentit”.

“BDI mbetet e përkushtuar në prioritetet e veta dhe të qytetarëve të cilat për fat të keq kjo Qeveri pa legjitimitet etnik, nuk i ka, por përkundrazi po na largon nga Europa dhe nga marrëdhëniet e mira ndëretnike e ndërfqinjësore”, thonë nga BDI.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme