Të pakënaqur me propozimin e Qeverisë për rritjen e pagave, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston më 14 nëntor

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se do të organizojë një protestë më 14 nëntor 2024, në ora 11:00, para Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “vendimi për protestë është marrë në mbledhjen e rregullt të Kryesisë më 31.10.2024, ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë”.

“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

FSSHK thekson se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme