Një banor kap minutë pas minuti një pamje të rëndë nga ballkoni i një pallati – Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm që shkaktuan katastrofën biblike
Në më pak se një orë gjithçka ngriu, makthi arriti kulmin dhe rrugët u mbuluan me ujë dhe me baltë. Në një kohë kur numri i të vdekurve ka kaluar mbi 200 dhe numri i të zhdukurve nuk dihet, përmes një video shokuese të ngarkuar nga një banor i Valencias në TikTok, shihet sesi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një kaos të pamasë, duke shkatërruar prona, duke tërhequr zvarrë makina, ndërsa në të njëjtën kohë personat në panik tentonin të arratiseshin.
Videoja është xhiruar nga ballkoni i një pallati, me gruan që e ka shpërndarë duke shënuar në çdo xhirim se sa kohë kanë ndodhur skenat që ajo tregon. Fillimisht, në orën 19:17 me orën lokale, erëra të forta goditën qytetin Benetusser të Valencias.
Më pak se 20 minuta më vonë, në orën 19:33, videoja tregon se si kaosi i bllokimit të trafikut fillon të shpaloset në rrugë ndërsa njerëzit përpiqen të ikin drejt sigurisë përpara se të shpërthejë rrebeshi.
“Përmbytja nuk mund të shmangej, por nëse do të ishim njoftuar më herët, do të kishte më pak vdekje dhe më pak të zhdukur”, shkruan TikToker që ka postuar videon.
© SYRI.net