Gashi e quan të dëmshme iniciativën e Thaçit për transformimin e FSK’së

Arben Gashi, deputet i LDK’së ka thënë se veprimi i Thaçit për transformimin e FSK’së, është shumë i dëmshëm se sa i shëndetshëm dhe potencialisht i rrezikshëm për të ardhmen e FSK’së.

“Iniciativa për shndërrimin e FSK’së nuk duhet të ishte ardh prej presidentit, këtë rol është dashur të bëjë Qeveria”, ka thënë Gashi në emisionin ‘RRokum Roll’ në televizionin Rrokum.

Ai ka theksuar se kjo nismë mundet të bëjë probleme ngase mundet të keqpërdoret për çështje personale dhe në të ardhmen të përdoret për ndonjë puç ushtarak.

Gashi ka thënë se Ushtria e Kosovës është simbol i Republikës së Kosovës dhe nuk mundet të keqpërdoret në mënyrë arbitrare.

Sipas tij, ky sistem duhet të analizohet mirë dhe të shihen defektet e tij, por kjo mundet me i kushtuar vendit, ngase nuk është diskutuar me klasën politike, dhe se shqetësimi që e kanë ndërkombëtarët është se nuk tregohet këtu kontrolli civil mbi Ushtrinë.

Ai ka kritikuar nxjerrjen e letrës në media të Ministrit të FSK’së Haki Demolli, duke e quajtur sinjal më i keq, duke thënë se po luhet një lojë e keqe.

Sipas tij, Ligji për FSK’në nuk duhet më qenë i thjesht, por duhet me qenë në kategorinë e ligjeve kushtetuese, e madje edhe duhet me qenë ligj i cili duhet të kaloj jo me një shumicë të thjeshtë prej 61 votave por me mbi 81 vota të deputetëve.

“Është gabim të mendohet se Kosova mundet të nderoj Ushtrinë pa partner strategjik, sikur është SHBA, NATO dhe Bashkimi Europian”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme