Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e vlerëson me notën 1 arsimin në Maqedoninë e Veriut

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e vlerëson me notën 1 arsimin në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Janevska foli për parregullësitë e konstatuara në Universitetin e Tetovës, Strugës dhe Ohrit, për të cilat tha se vazhdon procesi i inspektimit, pas çka do të ndërmerren masa adekuate në pajtueshmëri me ligjin. E pyetur nëse do të mbyllet ndonjë universitet tha se në këtë momentin nuk mund ta thotë një gjë të tillë por nënvizoi se inspektimi do të tregojë se çfarë duhet të ndërmerret dhe kur.

“Kemi zgjedhje në mënyre joligjore të dy mësimdhënësve në Universitetin e Tetovës dhe atje inspektimi vazhdon akoma. Kemi probleme në Universitetin Apostoll Pavle, edhe aty janë konstatuar parregullsi. Kishte problem serioz në Universitetin e Strugës atje e mbyllëm degën për Shkenca Mjekësore. Këto megjithatë janë procese që zgjasin ende dhe janë në fazë analize, pasi edhe ligji për inspektim arsimor jep udhëzime të caktuara se si duhet të veprohet”, tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme