Policia gjeti alpinistët që humbën në Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se zyrtarët policorë kanë gjetur 12 alpinistët të cilët paraprakisht ishin raportuar si të humbur, gjegjësisht se kishin humbur çdo kontakt.

“Më datë 03.11.2024 në ora 22:10 mbi fshatin Përshevc të Tetovës, pas ndërmarrjes së masave dhe kërkimit të organizuar, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur 12 alpinist nga fshati Bogovinë, fshati Lisec, fshati Rakovec, fshati Përshevc dhe Tetova në gjendje të mirë shëndetësore, për të cilët në orën 21:30 personi A.R. nga Bogovina e Tetovës ka raportuar se nuk ka mundur të kontaktojë me ta. Gjegjësisht, gjatë ditës ata kanë shkuar në malin mbi fshatin Përshevcë për të shkuar në vendin e quajtur “Liqenet e Dobroshtit”, dhe lokacioni i fundit nga i cili kanë kontaktuar kishte qenë kur ata ndodheshin tek “Tre çeshmat” afër kufirit me Kosovën. Personat janë dërguar për kontroll shëndetësorë në Spitalin klinik të Tetovës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme