Dy vajza në Pogradec janë përfshirë në një sherr fizik, ku njëra prej tyre i ka hedhur një substancë të dëmshme në sy të resë.
Sipas burimeve, 23 vjeçarja, ka kapur prej flokësh 21 vjeçaren, e më pas i ka hedhur në një sy sprajt.
Uniformat blu raportojnë se konflikti fizik ka ndodhur për motive të dobëta, por që nuk janë sqaruar në njoftimin zyrtar të policisë.
Sakaq, 23 vjeçarja me iniciale A.H., po banuese në Pogradec, është proceduar në gjendje të lirë.
“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për shtetasen A. H., 23 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka dëmtuar me substancë të dëmshme, në sy, një 21-vjeçare, për motive të dobëta”, njoftoi policia.