Dita ndërkombëtare për t’i dhënë fund krimeve kundër gazetarëve

Gazetar: Mihajllo Donev

Vetëm në vitin 2024, në vend janë regjistruar katër shkelje më të rënda të të drejtave të gazetarëve, kërcënime të shumta “online” dhe tetë të ashtuquajtura “slap kallëzime”. Këto janë të dhënat e prezantuara nga Shoqata e gazetarëve me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i dhënë fund krimeve kundër gazetarëve. Një vit pas ndryshimeve në Kodin Penal, sulmi ndaj gazetarit trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar dhe ende kemi raste kur gazetarët janë viktimë e sulmeve. Ekipi i televizionit Alsat u sulmua në mënyrë verbale dhe fizikisht nga një banor i fshatit Gallatë gjatë raportimit; javën e kaluar një gazetarit nga Shtipi i është djegur automjeti, ndërsa disa ditë më parë është incizuar dhe monitoruar në mënyrë të paautorizuar gazetarja e “Sloboden Peçat”. Prokuroria premton se do të ketë zgjidhje për këto raste dhe se pas ndryshimeve ligjore janë duke ndërmarrë veprime më të gjera në fushën e mbrojtjes së gazetarëve.

“Në katër prokurori publike në vend gjegjësisht Shkup, Shtip, Manastir dhe Tetovë, janë caktuar prokurorë për të monitoruar trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me cenimin e sigurisë së gazetarëve”, tha Lupço Kocevski, prokuror publik i shtetit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka thënë se gazetarët janë gardian të demokracisë dhe se në periudhën e ardhshme këto raste do të trajtohen me vëmendje të veçantë.

“Në të ardhmen duhet të fokusohemi sa më shumë, sa më shumë që të jetë e mundur dhe sa më profesionalisht të reagojmë për të gjitha këto raste. MPB, edhe prokuroria publike edhe gjykata duhet t’i japin rëndësinë e duhur kësaj dukurie”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave të fundit të rrjetit “Siguria e gazetarëve”, në tre vitet e fundit në gjithë Ballkanin Perëndimor janë regjistruar 633 sulme ndaj gazetarëve./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme