Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj sot kryeministrit Edi Rama për hapjen e Urës së Madhe të Kukësit.
Gjatë fjalës së tij nga dritarja apartamentit, pasi ndodhet në masën arrest shtëpie, Berisha tha se Rama inaguroi sot për herë të 3-të Urën e Kukësit, e cila sipas tij është ndërtuar me paratë e taksapaguesve.
Berisha tha se Ura e Kukësit ka kushtuar 250% shtrenjtë se Ura e Bunës.
Fjalimi i plot i Berishës
Rama sot inaguroi për herë të 3-të Urën e Kukësit, e ndërtuar me paratë e taksapaguesve. Ka kushtuar 250% shtrenjtë se Ura e Bunës
A e dini ju, çfarë ndodh me paratë? Tallet me cinizëm me pensionistët.
Sot pensionistët shqiptarë krahasuar me 2013, por le të themi me 2014, se ky e ka si puna e Enver Hoxha këtë punën e Partisë Demokratike, që thoshte periudha e Zogut. E kishte tmerr te Ahmet Zogu. Kurse ky e ka te Partia Demokratike. Ky mashtrues ordiner.
Ju lutem, më thoni pak çfarë ka ndërtuar në 11 vite ky njeri?
Rrugë e filluar dhe e mbaruar e vetme në 11 vitet e tij janë 20 kilometra Kashar-Thumanë, të cilën e ka ndërtuar me çmimet më stratosferike.
Rrugë e vetme, asnjë tjetër fillim dhe mbarim të saj. Tunelin e Llogarasë, tunelin më të kushtueshëm të planetit. Tunelin që shkon deri në 65 mijë euro për banor investimi. Tunelin që ia dha kompanisë me ofertë 50 milionë euro më shtrenjtë se e dyta, dhe që pastaj futi Gjokën e tij për ta ndërtuar me 140 milionë euro në mënyrë që me ortakët e vet në Turqi dhe lubi Ballukun të ndanin 50 milionë euro.
Çfarë ndërtoi? Më falni, ë, me 57 miliardë euro buxhete në këto vite?
Mendoni pak, me gjysmën e këtyre u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, tunele e autostrada, qindra e mijëra shkolla dhe kopështe. Shqipëria u trasformua.
Po me 57 miliardë të këtyre viteve, çfarë ndodhi?
Pensionisti merr sot të llogaritur me inflacionin, 40% më pak se sa merrte në vitin 2014, apo në në vitin 2013. Dhe tallet me të në mënyrën më cinike, më të pashpirt. Ua merr korrigjimin, indeksimin e periudhën e mars-tetor për t’ua bërë dhuratë në dhjetor si bonus se gëzojnë më shumë në dhjetor.
Sot inaguroi për herë të tretë Urën e Kukësit. Dhe ajo e ndërtuar nga koncensionari, natyrisht me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
A e dini ju sa ka kushtuar ajo urë? 250% shtrenjtë se Ura e Bunës. Ura e Bunës e ndërtuar në vitin 2013, e përfunduar është urë me mekanizëm hapjeje, hapet dhe lejon kalimin e mjeteve lundruese.
Kurse ajo, urë fikse të cilën e ka inaguruar nja tri herë gjer sot ndërtohet me 30, apo 35 milionë euro.
Nuk ka dyshim se vjedh tek privati, vjedh tek shteti, vjedh kudo dhe vetëm vjedh.