Thyhen xhamat e një biznesi në Pogradec, policia mbërrin në vendngjarje dhe rrethon zonën! Vihet në pranga një person, ja detajet

Në Pogradec, një shtetas dyshohet në gjendje të dehur ka thyer xhamat e një salloni bukurie në lagjen 2 të qytetit të Pogradecit në tentativë për të dëmtuar dhe shkatërruar ambientin.


skene krimi

Parukeria ka qenë e mbyllur ndërkohë që fill pas ngjarjes policia ka shkuar në zonë për të kryer të gjitha procedurat, ka rrethuar subjektin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ky shtetas është shoqëruar në polici ku pritët ti merret një dëshmi për rastin, shkaku që e kanë çuar në këtë veprim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme