I vendoset lëndë plasëse godinës boshe në aksin “Tiranë-Vorë”! Struktura e marrë me qira nga personazhi i njohur i TikTok-ut, Kozaku

Një godinë në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë” është përfshirë nga flakët për shkak të një shpërthimi nga një sasi e vogël lëndë plasëse.


Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:55.

Godina në fjalë është marrë me qira nga personazhi i TikTok-ut, Kozaku, pasi do të bënte me të një investim.

Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit por policia po heton mbi konflikte të mundshme. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Kjo nuk është hera e parë që Kozak Braçit i djegin pronë, pasi orët e para të mëngjesit të datës 2 dhjetor 2023, makina e personazhit të TikTok-ut përfshihet nga flakë intensive, veprim ky i cilësuar si i qëllimshëm asokohe nga policia.

Po kështu, në vitin 2021, Kozaku u mor peng nga disa persona, pamjet e së cilit dolën publike në rrjetet sociale, ku disa të rinj detyronin personazhin e TikTok-ut të kërkonte falje për gjuhën e tij të komunikimit ndaj të tjerëve po në këtë platformë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme