Duke komentuar zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ambasadori i karrierës Zef Bushati është shprehur se për momentin lufta është pika më e rëndësishme dhe për ta ndaluar atë më shumë e bind kandidati republikan, Donald Trump.
Sipas tij, Kamala Harris duhej të ishte si ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeliene Albright, që të përfundonte luftërat.
“Harris dhe Trump vijnë nga një karrierë. Bota sot po tronditet nga luftërat. Tani Harris a është e aftë të ndalojë luftën? Trump tha se me një telefonatë mund ta ndal luftën. Pika më e rëndësishme është lufta për momentin. Edhe shitja e armëve po trondit botën. Për të ndaluar luftën, Harris duhet të jetë një Albright. Thjesht në këtë pikë më bind më tepër Trump sesa Harris”, tha Bushati në emisionin Open.