Wikileaks publikoi detaje të atyre që pretendon se janë mjete sulmi kibernetik të përdorura nga CIA. Në këto armë kibernetike thuhet se përfshihen edhe viruse që shënjestrojnë kompjuterat me sistemet operativë Windows, Android, iOS, OSX dhe Linux, si dhe ruterat e internetit.
Wikileaks raporton se disa prej këtyre programeve pirate janë ndërtua nga vetë CIA, ndërsa dyshohet se shërbimi i inteligjencës britanike MI5 ka ndihmuar në ndërtimin e një virusi për televizorët Samsung.
Autoritetet britanike nuk i kanë kometuar këto raporte, ashtu si edhe CIA. Wikileaks tha se burimi që i siguroi këto informacione kishte si qëllim që të nxiste debatin nëse Agjencia qendore e inteligjencës ka aftësi sulmesh kibernetike, përgjimi apo grumbullimi informacione që kalojnë fuqitë e saj të mandatuara, transmeton tch.
Përpjekjet për të kompromentuar serinë F8000 të televizorëve smart të Samsung kishte emrin e koduar “Engjëlli që qan”, të paktën sipas dokumentave të publikuatra nga Wikileaks. Në to shkruhet se viruset e infiltruara në televizorë mund të regjistronin zërat dhe më pas t’ia dërgonin CIA-s.
Madje, dokumentat flasin për një projekt që parashikonte xhirimin e videove apo bërjen e fotografive nga televizori. Wikileaks pretendon se CIA ka viruse që sulmojnë programin Android, për të cilat është ndihmuar nga shërbimi inteligjent britanik GCHQ, NSA dhe palë të treta.
Pajisjet e HTC, Sony dhe Samsung thuhet se janë prekur për tyre dhe CIA mund të lexonte mesazhet në aplikacione si Whatsapp e të tjera. Në dokumenta shkruhet se një njësi speciale e CIA merrje me iPhone-t dhe iPad-t, dhe veç gjetjes së vendndodhjes, mund të aktivizonte kamerën e mikrofonin e pajisjes, si dhe të lexonte mesazhet.
Wikileaks gjithashtu pretendon se CIA po përpiqej të gjente mënyra për të infektuar sistemet kompjuterike të automjeteve, përmes së cilave mund të kryente vrajse të pazbulueshme.