Gazetar: Zekirja Haxhiu
Shumica parlamentare nuk e ka ndërmend t’ua plotësojë dëshirën partive opozitare që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato të parakohshme parlamentare. Ndonëse javën e kaluar Mickoski nga Kuvendi tha se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje, ai sot tha se as LSDM e as BDI nuk janë të gatshme për zgjedhje
“VMRO-DPMNE është e gatshme të shkojë në zgjedhje që nesër. Nuk është problemi nëse ne do të shkojmë por pse të harxhojmë edhe 10 milion euro para të qytetarëve, para tuaja. Pastaj të ndalet sistemi, të mos zbatojmë reforma me qëllim që LSDM edhe njëherë të përballet edhe me një humbje të madhe”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Bilall Kasami nga VLEN tha se , shprehet se koalicioni VLEN tanimë ka filluar të koordinimet për zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa qëllimi është të garojnë përsëri si koalicion.
“Maqedonia e Veriut nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për më shumë që kemi një shumicë stabile. Qeveria punon seriozisht në realizim të projekteve të cilat i kemi premtuar në zgjedhje. Në këtë fazë opozita është e çorientuar dhe nuk e di se çfarë zgjedhje do të duhej të kemi”, tha Bilall Kasami – VLEN.
Nga LSDM thanë se 65% e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e deritanishme të Qeverisë, ndaj dhe nevojiten zgjedhje të reja, ndërsa nga BDI Qeverinë vazhdojnë ta quajnë si monoetnike dhe pa legjitimitet. /Alsat.mk