Shpenzimet për përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare në 2025, qeveria jep fond mbi 20 milionë lekë për KQZ

Qeveria shqiptare ka miratuar sot vendimin për t’i shtuar KQZ një fond prej 20 900 000 lekë, me qëllim për të mbuluar shpenzimet për përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare të 2025.


celibashi-per-pd-kqz-zgjedhjet-14-maji

Në vendim thuhet se efekti financiar, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2024.

Vendimi i plotë

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2024, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2024, në programin 01610 “Planifikim, menaxhim, administrim”, i shtohet fondi prej 20 900 000 (njëzet milionë e nëntëqindmijë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për mbulimin e shpenzimeve përgatitore, që i paraprijnë zgjedhjeve për Kuvendin, të vitit 2025.
  2. Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2024.
  3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme