Janevska: Janë mbyllur dy Institute, për tret ë tjerë vijon procedura

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska njoftoi se për shkak të parregullsive janë mbyllur dy Institute, ndërsa për tre të tjerë vijon procedura. Janevska gjithashtu tha se kontrolle po bëhet edhe nëpër Universitetet në vend duke theksuar se për çdo parregullsi do veprohet në bazë të procedurave ligjore. Ajo tha se Inspektorati Shtetëror i Arsimit vazhdimisht është në teren dhe po punon në bazë të paraqitjeve për parregullsi të arritura në dikasterin e Arsimit.

“Tashmë janë konfirmuar disa parregullsi në disa universitete. Për një pjesë të tyre procesi është nga fundi, kemi vepruar me shqiptim të gjobave të komisioneve recensuese, dekan dhe rektor. Në Shtip, gjithashtu kishte një kontroll, po e presim raportin. Është e rëndësishme se të gjitha universitetet, pa përjashtim do ta kalojnë këtë proces. Çdo kund ku do të përmbyllen proceset, rezultatet do të publikohen në mënyrë publike dhe transparente. Janë gjetur parregullsi jo vetëm në universitete por edhe në institute. Procesi për mbylljen e dy Instituteve tashmë ka përfunduar. Vazhdon procedura edhe për tre të tjerë për të cilët do të informoheni”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme