Kati i tretë i një banese, që shërbente si magazinë është përfshirë nga flakët rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se një efektiv zjarrfikës për shkak të nevojës për oksigjen, u dërgua në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Efektivi zjarrfikës u transportuar nga një ambulancën e shërbimit kombëtar të urgjencës ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.