Bashkimi Demokratik për Integrim për dy ditë me rradhë po zbardh skandalin më të madh korruptiv të kompanisë së preferuar serbo-bullgare të Izet MegaWin Mexhitit për lojëra të fatit
Zbuluam që monopoli i bixhozit në shtet i kontrolluar nga kompania private serbo-bulgare e ka finansuar drejtorin e ri të Lotarisë Klimovski me mbi 140.000€, ndërsa për vete kanë fituar mbi 100 milion Euro në kurriz të shtetit dhe qytetarëve.
Gjithashtu zbuluam që këtë përfitim, kompania e preferuar serbo-bulgare e Izet MegaWin Mexhitit dhe Arben Taravarit, e ka arritur me një Kontratë tërësisht joligjore.