Ambasada e SHBA-së, aksion për dhurimin e gjakut

 Zyrtarë të lartë shtetërorë, krerë fetarë, përfaqësues të ushtrisë, punonjës nëpër institucione, por edhe figura të tjera publike, në mënyrë vullnetare morën pjesë në aksionin tradicional për dhurimin e gjakut që u organizua në ambasadën e SHBA-së në Shkup në nderë të veteranëve amerikanë. Gjatë orëve të paradites në këtë aksion morri pjesë edhe zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti. Sekretari i përgjithshëm i kryqit të Kuq, Sait Saiti, tha se përveç aksionit për dhurim të gjakut, mund të dhurohej edhe ndihmë humanitare për të pastrehët dhe kategorinë e rrezikuara nga moti i ftohtë.

“Sot për herë të 16 ndodhemi këtu në ambasadën amerikane, së bashku me institutin e mjekësisë transfuzive, dhe gjithsesi nikoqirët.  Në shenjë të përkujtimit të viktimave të 11 shtatorit. 07:25 Presim numër solid në aksionin e sotëm, rreth 150, për dallim prej viteve të kaluara pak më pak, por formati dhe qasja që e zgjodhëm këtë vit, I përgjigjet asaj që e presim”, tha Sait Saiti, Kryqi i Kuq.

“Është aksion tradicional, kryesisht jemi përgjigj. Kësaj radhe është për nderë të veteranëve të SHBA-së, ne I kemi partner strategjik si shtet dhe me kënaqësi marrim pjesë në këtë aksion për dhurim të gjakut”, deklaroi Izet Mexhiti, Zv. kryeministër i parë.

“Në nivel republikan kemi sasi të mjaftueshme të gjakut dhe produkteve të gjakut, mirëpo beteja është e çdo ditshme për mënyrën se si ne I sigurojmë dhe kështu evente janë ata që kontribuojnë që ne të kemi sasi të mjaftueshme dhe të jemi të sigurt se të gjithë pacientët do të kenë gjak në momentet kur do të ketë nevojë”, u shpreh Amir Elezi, Drejtor i Institutit për mjekësi transfusive. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme