Në pamjet e mëpostme shihet vendi ku do të qëndrojnë kontejnerët me mbetje të dyshuara të rrezikshme, të cilat u kthyen në Portin e Durrësit me anijen “Moliva”.
Kontejnerët do të vendosën në këtë zonë në Porto Romano, ku do të mbahen të mbikëqyrura 24 orë siç ka kërkuar edhe Prokuroria e Durrësit.
Pas vendosjes së tyre në këtë hapësirë të sigurt, pritet të procedohet me marrjen e kampionëve nga secili kontejner dhe dërgimin e tyre në një laborator të specializuar.