Dyshohet se bashkë me disa kolegë mori para për të kaluar në provime një studente, ndalohet në Rinas pedagogia e Universitetit të Elbasanit

Është ndaluar në aeroportin e Rinasit pedagogia e Universitetit të Elbasanit, Edlira Gugu, e cila ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se bashkë me disa kolegë mori para për të kaluar në provime një studente.


Sipas policisë, Edlira Gugu u ndalua në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan me iniciativë shtetasen Edlira Gugu, 51 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Teza”, i zhvilluar një javë më parë. Kjo shtetase u kap në hyrje të RSh-së, në PKK Rinas”, njofton policia.

Të arrestuarit:

  1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
  2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
  3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
  4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
  5. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
  6. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
  7. G.H., sekseri

Pedagogët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçare, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë sekseri me iniciale G. H..

Gjatë kontrollve raportohet se u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme