Ekspertja e urbanizmit: Tek ne ndërtohet për elitën që po shkon drejt kapitalizmit

Gazetare: Ilmie Zhaku

Në ditën botërore të urbanizmit, në emisionin Ditë e Re në Alsat, me moderatoret Era Gjakova dhe Valdeta Ismaili, ka qenë e ftuar Shukrane Qazimi, profesoresh e urbanizmit, së bashku me nxënësen e saj Amela Saiti, ku kanë diskutuar për rëndësinë e urbanizmit dhe se si duhet të duket një qytet.

Qazimi tha se në vendin tone urbanizmi nuk po shkon në drejtim të duhur, sepse po ndërtohet për njerëz të caktuar në qytet dhe jo për nevojat e të gjithë qytetarëve.

“Pyetja që duhet bërë është apo ndërtojmë ne për qytetarët apo për elitën që po shkon drejt kapitalizmit. Do të kisha qëndruar tek e dytë, sepse po shoh që 90% të kohës ne po ndërtojmë për përfitime personale dhe pjesa tjetër po mbetet për qytetarët. Ideja është që qytetarët nuk po pyeten më për nevojat, vullnetin e tyre personal për hapësirat që ata anë nevojë”,  theksoi Shukrane Qazimi, profesoreshë e urbanizmit.

Profesoresha Shukrane Qazimi së fundmi ka realizuar një projekt urbanizmi me nxënësit e saj, ku kanë realizuar edhe një pyetësor se cilat janë nevojat e qytetarëve për sa I përket ndërtimeve.

Ajo tha se qytetarët janë gjithë kohës në ankth, sepse qyteti po ngulfatet nga ndërtime të shumta të cilët kapitalistët I bëjnë, dhe pabarazia ekonomike në këtë aspekt, shqetëson qytetarët. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme