Një 50-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, nën akuzat për mashtrim dhe vjedhje të të moshuarve.
Sipas Protothema, i arrestuari është 50-vjeçari Lulzim Bullari, djali i Ibrahimit dhe Merushe Bullarit, i lindur më 13.03.1974, në Shqipëri.
Lulzim Bullari mësohet se është arrestuar më 1 nëntor për vjedhje ndaj të moshuarve në zonën e Kalamarisë.
Nga hetimet rezultoi se gjatë periudhës gusht 2024 – tetor 2024, ai u afrohej të moshuarve si zantaçi, dhe i bindte ata ta merrnin në punë për shërbime të ndryshme dhe me çmime të dyshimta.
Po ashtu, raportohet se për të finalizuar qëllimin e tij, 50-vjeçari propozonte të shkonte vetë për inspektim të vendit ku do të kryheshin punimet për të cilat ai kishte rënë dakord me të moshuarit.
Në shtëpitë e të moshuarve, 50-vjeçari shfrytëzonte mungesën e vëmendjes së viktimave të tij dhe kryente vjedhje të shumave të parave.
Në total, ai akuzohet për të paktën katër vjedhje, me një përfitim prej 2.020 eurosh.