Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO dënon me burg Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën! Ja sa vite u caktuan për ish-ministrin dhe ish-deputetin e PS

Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako dhe të pandehurit e tjerë që akuzohen si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.


Trupa gjykuese, e përfaqësuar nga Ilirjana Olldashi, ka vendosur dënimin me 10 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënohet përfundimisht me 6.8 vite pas hekurave, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako, u caktua dënimi me 2.8 vite burd dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Apeli i Posaçëm raportohet se ka sekuestruar edhe disa pasuri të ish-ministrit të Mjedisit.

Një prej pasurive të sekuestruara janë edhe 18.9 per qind të aksioneve të kantinës së pijeve Gjergj Kastrioti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme