FOTOLAJM/ U ekzekutua me plumb në kokë pranë pallatit të tij, pamjet e biznesmenit të shtrirë në tokë

Është publikuar fotoja ku biznesmeni Eduart Reçi shihet i shtrirë në tokë ,pak pasi u qëllua me plumb në kokë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës (13 Nëntor).


Në foto, biznesmeni 52-vjeçar nga Dibra shihet i shtrirë në tokë i veshur me rroba të zeza. Eduart Reçi, biznesmen në fushën e ndërtimit, u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk arriti të mbijetonte duke humbur jetën mëngjesin e sotëm (14 Nëntor).

Ka dyshime se ai është qëlluar nga lartësia pasi kamerat e sigurisë kanë filmuar vetëm momentin e rënies së tij në tokë, por jo autorët e atentatit.

Ngjarja ndodhi pranë pallatit të ndërtuar nga viktima, ku edhe banonte në një prej hyrjeve. Ai u qëllua me një plumb të vetëm në kokë teksa qëndronte pranë banesës.

Sipas burimeve, autorët kanë pritur momentin derisa biznesmeni Eduart Reçi, i cili dikur ka punuar si punonjës i SHISH, të ishte vetëm për ta ekzekutuar.

“Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Faik Konica”, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, informojmë se ky shtetas ka humbur jetën në spital.

Vijon puna në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”, njoftoi policia e Tiranës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme