Gjuha është mjet komunikimi por për shqiptarët dhe qeliza bazë e identiteti.
Por përtej këtij sentimenti, në terma praktik e politik gjuha shqipe ishte baza edhe e veprimit politik me vite. Për gjuhën janë sakrifikuar deri me jetë, aktivistë të shumtë dhe gjuha ka qenë ndër vite kërkesa kryesore për barazi.
Por këto javë gjuha është sërish temë politike.
Ka një diskutim nëse ka një ligj për shqipen, ndërkohë edhe ligji për gjuhët nuk zbatohet nga titullarë maqedonas, ku komunikimi në shqip i institucioneve i lihet interpretimeve. Ndërkohë gjykata kushtetuese mund të shfuqizojë disa nene po të këtij ligji, që nëse ndodh, vlerësohet se do të shihet si zhvlerësim i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.
Profesorja Univeristare Arta Toçi, dhe ish deputete, në intervistën për Programin 200 (që transmetohet sot në ora 21:40) thotë se në të kaluarën dihej pse ndalohej shqipja, kurse sot me gjuhën shqipe manipulohet nga të gjithë për përfitime politike.
Ajo gjithashtu thotë se çdo intelektual që nuk e flet e shkruan shqipen siç duhet e cenon atë!/Alsat.mk