22 Gusht 2016 – 16:17 Sakte.net
Në fshatin Banullë, të Lipjanit, më 21 gusht, rreth orës 02:25 minuta, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura.
Me këtë rast, sipas Policisë së Kosovës, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një mashkull, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe dy femra, të gjithë shqiptarë të Kosovës.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.