Gazetar: Zekirija Haxhiu
Njohësit e çështjeve evropiane vlerësojnë se qeverisë duhet t’i jepet kohë për ta zhbllokuar rrugën evropiane të vendit. Nenad Markoviq në deklaratë për Alsat thotë se ndryshimet kushtetuese me afat të prolonguar janë zgjidhje e mirë, dhe nuk ka arsye as Bullgaria për ta refuzuar.
“Eja le të japim një afat të arsyeshëm të përpiqemi. Unë mendoj se zgjidhja më elegante është, nuk kam dilema se është zgjidhja më e mirë, që të ndodhin me afat të shtyrë. Me miratimin e ligjit, kushtetutës dhe gjithë ato mekanizma që i kemi në dispozicion mirëpo unë jam pesimist në gatishmërinë e Bullgarisë të pranojë zgjidhje të tillë. Nga ajo që tha eurokomesarja Kos e qartë është se cili është qëndrimi i BE-së e ajo është se duhet të ndodhin çast e më parë”, tha Nenad Markoviq – Analist politik.
Komisionerja për zgjerim Marta Kos dje përsëriti se përfshirja e bullgarëve në kushtetutë është kusht për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.
“Ne presim nga Maqedonia e Veriut ta ndryshojë Kushtetutën sepse kjo është ajo që presim, as më pak e as më shumë. Jam e sigurt se kjo mund të bëhet dhe procesi të ecë përpara shpejtë. A jepni garanci se pas kësaj nuk do të ketë bllokada të reja nga Bullgaria? Nuk jam unë ajo që mund të japë garanci të tilla”, u shpreh Marta Kos, Komisionere e zgjerimit e KE-së.
Kryeministri Mickoski nga ana tjetër tha se Brukseli vijon të mbetet rob i disa shteteve anëtare.
Sa i përket kërkesës së Qeverisë në Shkup për garanci nga Bullgaria se nuk do të vendosë më pengesa për integrimin e vendit, analisti Markoviq thotë se kjo është e pamundur. Sipas tij Sofja nuk ka garanci as për jetëgjatësinë e qeverisë së saj.
“Si mund t’u jep garanca cilido aktor politik nga Bullgaria kur as vet nuk e di nëse do të mbijetojë deri në Qeverinë e ardhshme. Le të shohim situatën reale tek ata, kush është ai nga Bullgaria i cili do të del, e i cili ka vullnet por realisht nuk ka, kush është ai e do të thotë. A Bojko Borisov? Kuedi Petkov? Kuedi, liderët e BSP-së, liderët e Sllavi Trifunov? Kush do ua jep atë garancë? Atje nuk ekziston person i cili shkelë në dërrasë të fortë kushtimisht thënë politikisht, që të thotë në rregull ne ju garantojmë se nuk do të kërkojmë më asgjë më tej”, shtoi Nenad Markoviq – Analist politik.
Në Bullgari ndërkohë edhe më tej situata është e paqartë, pasi për herë të gjashtë me radhë ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Kështu, në Bullgari si opsion është organizimi edhe i një palë zgjedhjeve parlamentare në pranverë të vitit të ardhshëm. /Alsat.mk