Kontrabandonte heroinë nga Irani drejt Evropës, arrestohet në Shqipëri 57-vjeçari turk, kreu i një bande ndërkombëtare të drogës!

Një shtetas turk u arrestua në Shqipëri në kuadër të një hetimi për një bandë ndërkombëtare droge në Gjermani.


Capture

Mësohet se personi që u ndalua nga policia kufitare shqiptare në aeroportin e Tiranës më 23 nëntor është 57-vjeçari Nihat Oezbek.

Sipas DW turk, i arrestuari akuzohet si nxitës i një bande ndërkombëtare që kontrabandonte tonelata heroine nga Irani në vendet e Evropës Perëndimore nëpërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Autoritetet shqiptare do të vendosin nëse personi për të cilin është lëshuar një urdhër-arresti në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Dresdenit do të ekstradohet në Gjermani”, shkruan DW në gjuhën turke.

Pas ndalimit në Shqipëri, policia holandeze bastisi shtëpitë dhe vendet e punës së personit dhe të dashurës së tij në Roterdam.

Shtetasi turk akuzohet si përgjegjës për organizimin dhe financimin e transportit të 703 kilogramëve heroinë të sekuestruara në gusht 2022 në një kontejner ngarkesash detare që mbante zyrtarisht sapun në portin e Hamburgut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme