Mos harroni çadrën! Shtrëngata dhe rrebeshe, mësoni parashikimin e motit për sot

Vendi ynë gjatë ditë së sotme do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore.


Sipas SHMU, moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e jugut në periudha afatshkurtra reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në zonën e juglindjes reshje të dobëta dëbore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000 metër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina me shpejtësi deri në 16 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 8°C

në zonat e ulëta 6 deri 15°C

në zonat bregdetare 11 deri 15°C

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme