Përdhosja e flamurit shtetëror, Toshkovski: Kemi arrestuar katër persona!

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se për rastin e djeshëm të përdhosjes së flamurit shtetëror janë arrestuar katër persona, ndërsa katër persona tjerë janë arrestuar për shkak pjesëmarrjes në përleshje fizike, raporton SHENJA.

“Katër prej tyre janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në një rrahje, ndërsa katër të tjerët janë arrestuar sepse kemi dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale sipas nenit 319 të Kodit Penal, e cila ka të bëjë me nxitjen e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar, ku është parashikuar një dënim minimal prej një viti burg. Për ta do të paraqiten kallëzime penale përkatëse”, ka deklaraur Toshkovski.

Një prej tyre është i mitur ndërsa të tjerë janë të moshës nga 18 deri 21 vjeçare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme